Mitsotakis: Bullgaria po mban peng Shkupin dhe Ballkanin!

Shkup, 3 tetor – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.

Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj.

Related posts

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet nesër në Bërdo afër Kranjit

D V

Civil: Institucionet të parandalojnë dhunë në procesin zgjedhor

Z H

Inxhineri i Elektrikës Idri Istrefi, kandidat i Opozitës Shqiptare për Komunën e Strugës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More