Agjencia Zhurnal.mk

Mitsotakis: I zgjata dorën e miqësisë Edroganit

Konflikti turko – grek për Mesdheun Lindor, është akoma në tensione të larta, edhe pse shtete e fuqishme të botës, kanë kërkuar që palët të ulen në bisedime, transmeton Insajderi.

Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thën se i ka zgjatur dorën e miqësisë, Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Mitsotakis, ka thënë se i ka ofruar Erdoganit përkrahje dhe se Greqia do të jetë urë lidhëse mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, raporton thenational.ae.

Këto oferta, sipas Mitsotakis, Erdogan iu përgjigj me agresion, provokime dhe ka zgjedhur tashmë rrugën e papajtueshmërisë.

Kryeministri grek gjithashtu kërkoi një zgjidhje reciproke të pranueshme Greqi-Turqi për detin, ose në rast mospajtimi atëhere çështja të shkonte në Hagë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...