Kuriozitete

“Miu hero” fiton Medalje të Artë! Brejtësi 7-vjeçar i befasoi të gjithë

Zhurnal Ads

Një mi “gjigant” afrikan, Magawa është dekoruar me medalje ari prestigjioze për zbulimin e minave tokësore.

BBC raporton se Magawa ka nuhatur 39 mina tokësore dhe 28 municione të pashpërthyera.

Qendra veterinare bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar (PDSA) e dekoroi miun me Medaljen e Artë për “Devotshmëri Ndaj Detyrës Në Shpëtimin e Jetëve”, fill pasi ai identifikoi minat tokësore vdekjeprurëse në Kamboxhia.

Mendohet se deri më tani gjenden rreth gjashtë milionë mina tokësore në vendin e Azisë Juglindore.

Bëhet e ditur se brejtësi shtatëvjeçar u trajnua nga organizata bamirëse e regjistruar në Belgjikë e njohur si “Apopo”, e cila është e vendosur në Tanzani.

Ajo merret me trajnimin e brejtësve për identifikimin e minave dhe kafshët certifikohen pas një viti trajnim.

Postime të ngjashme

Krani gjigant filloi të sillej, copëzat e materialit ndërtimor binin në rrugë – panik në Manhattan

S.B.

Sardenja, ishulli ku shumica e njerëzve jetojnë mbi 100 vjeç

admin

Fotot tronditëse tregojnë se si ngjala del nga barku i zogut gjatë fluturimit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...