Shkup, 12 shkurt – Formimi i një organi të posaçëm që do të funksionojë sipas sistemit One Stop Shop përmirësimi i pagesës së ndihmës shtetërore, lehtësimi I procedurave për punëtorët e huaj, si dhe reagimi i shpejtë ndaj zhvillimeve në Evropë për të mbajtur investitorët e huaj në vend, janë kërkesat kryesore të investitorëve të huaj nga sondazhi i 2024-ës që u prezantua në Odën Ekonomike. Investitorët përmendin si rreziqe kryesore në veprimtarinë e tyre mungesën e punëtorëve, uljen e porosive, rritjen e çmimit të lëndëve të para dhe komponentëve, kushtet për të bërë biznes, si dhe korrupsionin, infrastrukturën dhe normat doganore të papërputhshme për importin e lëndëve të para me ato në Bashkimin Europian, të cilat i bëjnë produktet e tyre jokonkurruese në tregun europian.
“Rreziqet më të mëdha që kanë të bëjnë me biznesin kët vit janë mugesa e fuqisë punëtore dhe kualifikimeve e dyta është ulja e dërgesave , ajo që po ndodh në tregun evropian e treta është rritja e çmimeve të retromaterialeve sepse pa marrë parasysh çmimin e metaleve ku kishte lëvizje të çmimeve, njëlloj mund të konstatojmë se edhe çmimi i energjisë është faktor kyç.”, tha kryetari i Asociacionit për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Viktor Mizo.
Ndërkohë biznesmenët kërkojnë kushte të njejta për eksport duke marrë parasysh konkurencën me kompani tjera nga BE-ja.
“Duhet patur parasysh që ne si komapni të huaja që prodhojnë në Maqedoni dhe realizojmë eksport jemi në konkurrencë me kompani tjera që janë nga BE ja dhe parasëgjithash prej vendeve siç janë Sllovenia, Çekia Bullgari dhe Romania dhe ne kërkojmë të kemi kushte të njejta për fillim dhe doganim të njejtë për materialet që do ti eksportojmë.”, tha biznesmeni Sashko Nakov.
Në hulumtim morën pjesë 50 kompani të huaja që veprojnë në vend me rreth 40,000 punëtorë. Këto kompani kanë investuar 4 miliardë euro që nga fillimi i veprimtarisë së tyre në vend dhe vetëm vitin e kaluar kanë investuar 270 milionë euro.