Agjencia Zhurnal.mk

Mizore: Australia do të vras 10 mijë deve nga helikopterët sepse po pinë shumë ujë

Më shumë se 10 mijë deve do të qëllohen nga helikopterët për të parandaluar ato që të pinë shumë ujë në vendin e shterur të Australisë jugore.

Qitësit profesionalë do të fillojnë të vrasin të mërkurën pas një urdhëri nga liderët aborigjin në tokat e Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara [APY].

Banorët lokalë janë ankuar se kafshët janë futur nëpër komunitete dhe kanë bërë kërdi duke u munduar të gjenin resurse uji.

“Ne jemi mbërthyer nga i nxehti i padurueshëm dhe kushtet e pafavorshme, sepse devet po futen brenda dhe po i thyejnë gardhet, po sillen poshtë e përpjetë shtëpive duke u munduar të gjejnë ujë nëpër kondicionerë ajri,” tha Marita Baker, anëtare e bortit ekzekutiv të APY-së.

Kafshët do të vriten edhe për shkak të shqetësimeve për emetimin e gazërave serrë, sepse kafshët emitojnë metan që është i barabartë me një ton dioksid karboni për një vit, thuhet në artikull.

“Kafshët kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, rrezik për familjet dhe komunitetet,” – ka shtuar më tej ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...