Agjencia Zhurnal.mk

Mizrahi: 11.514 kërkesa për ndihmë për përkujdesje janë lënë në haresë nga shteti

Shkup, 9 janar – Zhurnal.mk – Ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi, sot ka informuar se sipas të dhëanve që posedon nga qendrat për punë sociale, për momentin ka gjithsej 11.514 kërkesa të pazgjidhura për ndihma sociale dhe ndihma për përkujdesje nga persona të tjerë. Kjo sipas saj, flet se deri tani Qeveria dhe Ministria i kanë fshehur problemet e qytetarëve, transmeton Zhurnal.

“Të dhënat që i morëm nga qendrat për punë sociale janë brengosëse. Gjendja faktike është frapante. Nga 8500 kërkesa të dorëzuara nga 1 qershori deri në 1 tetor 2019, janë zgjidhur vetëm 1589 kërkesa për të holla për përkujdesje nga persona tjerë. Sipas këtyre të dhënave, deri dje në ora 16:00 janë dorëzuar 4603 kërkesa të reja të cilat fare nuk janë lëshuar në procedurë për zgjidhje, ndërsa arsyeja nuk është e njohur. Kjo do të thotë se në këtë shtet për momentin ka jo 8500 por 11,514 kërkesa të pazgjidhura për ndihma për përkudjesje nga persona të tjerë”, tha ministrja Mizrahi.

Ajo shtoi se kjo gjendje flet se Ministria dhe Qeveria deri tani problemet e qytetarëve i kanë fshehur. Sipas ministres, kjo gjë është e palejueshme sepse familjet i presin ndihmat e shtetit.

Ajo tha se në këtë mënyrë janë tejkaluar të gjitha afatet kohore, e para prej 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, e dyta 30 ditë të tjera nëse rasti është i komplikuar.

Kjo sipas ministres, nuk është çështje e politikës, por është çështje e ekzistencës të qytetarëve të cilëve u nevojitet përkujdesje.

“Sulmet mbi mua dhe integriteti im personal do të më frymëzojnë edhe më tej të luftoj për atë që kam ardhur, e ajo është zgjidhja e pakushtëzuar e çdo problemi që qytetarët e kanë në vendin tim”, tha Mizrahi dhe shtoi se do të punojë pa ndalë derisa kjo Ministri nuk bëhet shërbim i qytetarëve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...