“Mjaft me paaftësi, dorëheqje tani”, kërkon ASH-Sela

nga Redaksia

Shkup, 16 mars – “Pas 9 muajve dështimesh të qeverisë dhe më shumë se një vit paaftësi nga Toshkovski, qytetarët nuk mund të durojnë më. Kaosi institucional dhe mosveprimi nuk mund të justifikohen më!” Kështu thuhet në reagimin e ASH-Sela, sipas të cilës, ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski, Ministri i Ekonomisë Durmishi, kryetari i Komunës Papazov, drejtori i Inspektoratit të Tregut, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe të gjithë përgjegjësit për këtë situatë, duhet të japin llogari për keqmenaxhimin dhe dështimet e tyre të rënda!

“Përgjegjësit e drejtëpërdrejtë, përfshirë pronarët dhe falsifikatorët, duhet të mbajnë përgjegjësi penale! Por nuk mund të harrojmë as ata që heshtën dhe nuk vepruan në kohë – edhe ata janë fajtorë dhe nuk mund të shpëtojnë nga llogaridhënia. Ky është kulmi i dështimit! Dorëheqje tani”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More