Agjencia Zhurnal.mk

Mjekët e shqetësuar, fëmijët me koronavirus po shfaqin një sindromë të re inflamatore

Shefat e shëndetit kanë ngritur alarmin duke shprehur: Ekziston një shqetësim në rritje se një sindrome inflamatore e lidhur me COVID-19 po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët që shihen me sindromën e re shpesh vuajnë nga dhimbje në stomak, inflamacion kardiak dhe ‘simptoma gastrointestinale’, të cilat mund të përfshijnë të vjella dhe diarre.

Mjekët kanë krahasuar gjendjen misterioze me sindromën e shokut toksik dhe sëmundjen Kaëasaki të cilat, të kombinuara, shkaktojnë ënjtje të brendshme të dëmshme, ethe dhe probleme me frymëmarrjen, të gjitha shenjat kryesore të COVID-19.

Por disa nga fëmijët me këto simptoma, kanë rezultuar negativë me koronavirusin, duke e komplikuar më tej diagnozën.

Nuk është e qartë se sa fëmijë kanë pasur sindromën inflamatore, as nëse ndonjë prej tyre ka vdekur.

Por mendohet se ka prekur vetëm një numër të vogël të pacientëve deri më tani, raportoi Gazeta e Shërbimit Shëndetësor.

Mjekët kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi këtyre simptomave përfshirë edhe dhimbjen e barkut, duke i konsideruar si “çështje urgjente”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...