Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mjekët i thanë që motra vdiq, shqiptari zbulon gënjeshtrën pasi i bëri autopsinë

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë në Komunën e Istogut, mori lajmin se motra e tij vdiq në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte vdekur nga virusi, pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar. “Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar që ka COVID-19, por në përcjellje të terapisë gjendja herë ka qenë stabile, e herë është përkeqësuar”, thotë Kajtazi.

“Çfarë ka vepruar mjekësia, unë nuk mund t’i paragjykoj ato gjëra. Ata më thanë se motra kishte vdekur nga virusi, por nuk kam marr asnjë letër (dokument) prej mjekut që ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kajtazi vendosi që dyshimet e tij t’i vërtetojë dhe kërkoi që motrës t’i bëhet autopsia. Dy ditë pasi kishte vdekur motra e tij rezultatet dolën ndryshe nga ajo që ishte thënë më herët.

“Në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së të virusit SARS-Cov-2. Testimi është kryer me Real Time PCR”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës pas kryerjes së autopsisë.

Kajtazi tregon për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e motrës së tij, pasi që i është thënë të qëndrojë në vetizolim, për shkak se ishte vazhdimisht në shoqërim të motrës së tij.

Obduksion për çdo të vdekur/ Një konfuzion rreth numrit të vdekjeve nga COVID-19 është krijuar edhe më datë 19 shtator.

Në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), fillimisht u raportuan tri raste të vdekjes për atë ditë, por tri orë më vonë përmes një reagimi ky Institut tha se rastet e raportuara si vdekje nga COVID-19, kishin rezultuar negativë.

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për të shmangur dyshimet mbi vdekjet nga ky virus, atëherë duhet që çdo vdekjeje të dyshimtë t’i bëhet obduksioni.

“Vdekjet nuk mund të fshihen, por dyshohet se ka interferencë edhe nga politika sa i përket dinamikës dhe numrit ditor të raportimeve. Ka raste që kalojnë infeksionin dhe dalin negativë në testim, por vazhdojnë të kenë komplikime pas kalimit të infeksionit. Pra, disa mund të vdesin pasi që e kanë trajtuar virusin dhe rrjedhimisht mund të ketë gabime në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes dhe raportimit të tyre”, thotë Ulaj.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...