Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mjekët mblidhen para Urgjencës në QSUT, protestë për shkarkimin e kolegut Ilir Allkja

Ashtu siç kishte paralajmëruar sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.
“Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur”, paralajmëroi sindikata e punonjësve të shëndetësisë.

Allkja mori një pezullim nga puna në muajin mars por më pas për shkak të presionit mediatik u rikthye në punë. Gjithsesi ai vijoi denoncimet për kushtet dhe problematikat në sistemin shëndetësor në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Në emisionin “Kjo Javë” në News24, mjeku Allkja bëri denoncime të forta, lidhur me trajtimin e pacientëve dhe kushtet jo të përshtatshme, si qëndrimi në ambulancë për orë të tëra. Ai u thirr nga spitali për këtë arsye dhe një javë më pas, ditën e djeshme i është komunikuar me një letër shkarkimi nga puna për shkelje të etikës.

Postime të ngjashme

Pse e skualifikuan? Mjeku Kosova: Tritani më mban inat për tenderin “që nuk mbylla sytë”. Ruli për vjedhjen e njeriut të tij

T E

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

T E

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Durim! Nesër të shpjegoj fabrikën e parave

S.B.

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

S.B.

Reforma në Drejtësi/ Presidenca paralajmëron Ramën: Mos e provoko popullin e 2 marsit!

S.B.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re”, Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...