“Mjekët na thonin ta abortonim Erikën”, Lyrical Son rrëfen momentin më të dhimbshëm

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

 

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur.

Paralelisht me suksesin e famën, ai ka krijuar edhe familjen e tij dhe lë kokën për të bijat, të cilat i shohim shpesh në llogarinë e tij në Instagram.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, reperi tha se për të nuk ka fare rëndësi gjinia e fëmijës, por mjafton që ata të gëzojnë shëndet.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se mjekët i kanë kërkuar që të abortonin njërën nga vajzat, e cila për fat të mirë tani është shëndoshë e mirë me familjen e saj.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta abortonim Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit. Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat. Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: “Babë, pare”, deklaroi Lyrical.

Related posts

Me një video nga studioja, 2 Ton paralajmëron këngën “Corazon”

D V

“Ma la seen”, Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës!

D V

Ledri Vula nxit dyshimet se po realizon një projekt të ri muzikor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More