Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mjekët: Navalny duhet të ndërprejë urgjentisht grevën!

Mjekët, të cilët kishin trajtuar udhëheqësin e opozitës para se të burgosej, paralajmërojnë se problemet me veshkat dhe sistemin nervor të Navalny-t sugjerojnë që ai do të vdiste, nëse greva e urisë vazhdon edhe për pak ditë më shumë.

Mjekët e udhëheqësit të burgosur rus, Alexei Navalny e kanë shtyrë atë që të përfundojë menjëherë grevën e tij të urisë. Me paralajmërimin se përndryshe ai mund të vdiste.

Në një deklaratë, ata thonë se u janë treguar rezultatet e testeve të tij mjekësore të kryera në 20 prill.

“Nëse greva e urisë vazhdon edhe për një kohë minimale, për fat të keq, ne thjesht nuk do të kemi askënd për ta trajtuar”, thonë ata.

Mijëra rusë u mblodhën të mërkurën e 21 prillit duke kërkuar lirimin e Navalny-t.

Më shumë se 1 mijë njerëz u arrestuan në disa qytete, përfshirë Moskën, sipas grupit të monitorimit të Rusisë OVD-Info, shkruan BBC.

Navalny u burgos në shkurt dhe po kërkon trajtim mjekësor për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje të këmbëve. Ai ka qenë në grevë urie për më shumë se 20 ditë.

Deklarata e mjekëve u botua në faqen e internetit të Mediazona të enjten e 23 prillit.

Mjekët, të cilëve u është refuzuar aksesi drejt Navalny-t, thonë se përfundimet e tyre bazohen në rezultatet e testeve mjekësore të së martës, të përshkruara pak a shumë si të pavarura. Testet u kryen në një spital në qytetin Vladimir, në lindje të Moskës.

Mjekët, të cilët kishin trajtuar udhëheqësin e opozitës para se të burgosej, paralajmërojnë se problemet me veshkat dhe sistemin nervor të Navalny-t sugjerojnë që ai do të vdiste, nëse greva e urisë vazhdon edhe për pak ditë më shumë.

Mjekët thonë se Navalny duhet “të ndalojë menjëherë grevën e urisë për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tij”.

Ata gjithashtu po kërkojnë t’i jepet asistencë mjekësore pacientit të tyre.

Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar publikisht deklaratën e mjekëve.

Të hënën e 19 prillit, Navalny u transferua në një spital burgu ku autoritetet pohuan se gjendja e tij ishte “e kënaqshme”.

Shërbimi i burgut FSIN shtoi se ai po mbikqyrej çdo ditë nga një mjek dhe kishte rënë dakord të merrte vitamina.

Në një postim në Instagram në fillim të kësaj jave, Navalny u tha ndjekësve të tij: “Ju do të qeshnit nëse do të më shihnit tani. Një skelet që lëkundet rreth qelisë së tij”.

Vendet perëndimore thonë se Navalny u helmua me një agjent nervor gushtin e kaluar dhe mbijetoi për pak. Pas transferimit të tij në kujdesin intensiv në Berlin, toksikologët arritën në përfundimin se helmi ishte Novichok i shkallës së armëve ruse.

Perëndimi fajësoi shtetin rus për sulmin dhe Navalny akuzoi drejtpërdrejt Presidentin Vladimir Putin. Kremlini mohoi çdo përfshirje dhe kundërshtoi përfundimin rreth novichok-ut.

Navalny u burgos në shkurt për shkelje të një dënimi me kusht për mashtrim në 2014. Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht.

SHBA-të kanë paralajmëruar Rusinë se do të ketë “pasoja” nëse Navalny vdes në burg.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...