Agjencia Zhurnal.mk

Mjekët në Spitalin e Pejës fillojnë t’i përgjigjen online pacientëve

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj ka bërë të ditur se sot do të fillojë komunikimi online i mjekëve të spitalit me pacientët, në mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor t’i marrin këshillat online.

Dreshaj në një paraqitje në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit tha se në përpjekje që të jenë sa më afër pacientëve në këtë periudhë kur distancimi është esencial për luftimin e përhapjes së coronavirusit kanë vendosur që nga ora 09:00 të fillojnë komunikimin online për qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor.

Ai tha se komunikimi online do të bëhet përmes faqes së Facebook-ut të Spitalit të Pejës dhe fillimisht do të jetë 30 minuta ose 1 orë dhe do të vazhdojë aq sa është e nevojshme, raporton Telegrafi.

Mjekët do të jenë të profileve të ndryshme, infektolog, pulmolog, internist-kardiolog, gjinekolog, psikiatër etj.

Drejtori Dreshaj, duke folur për situatën pas paraqitjes së coronavirusit tha se kanë vendosur një tendë në oborr të Spitalit, në mënyrë që rastet e dyshimta të kontrollohen dhe t’i mbrojnë hapësirat e spitalit.

Ai tha se si rrjedhojë e situatës me coronavirus ka rënë edhe numri i personave që kërkojnë shërbime në Spitalin e Pejës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...