Analizë/ Mjekët nga Maqedonia e Veriut ja tejkalojnë edhe SHBA-së në politikë

Shkup, 20 shtator – Është interesant fatki, se në vitete e fundit, mjekët gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e politikës duke i zhveshur mantelert e bardha, e një fenomen i tillë ka përfshirë të gjithë subjektet politke në vendin tonë, të cilat kanë marrë pozita si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv , e i njejti fenomen ku po vërehet edhe në listat e kadidatëve për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor të këti viti.

Përfshirja e mjekëve në politikë,është një fenomen i cili është i përhapur në të gjithë botën, ku disa prej tyre kanë arritur majat e pushtetit politik duke marrë pozitat e kryeministrave apo edhe ministrave brenda një kabineti qeveritar. Irlanda ka kryeministër të saj ka një kryeministër mjek, i cili kishte ushtruar këtë këtë profesion para se të futej në politikë, e ky është një nga shembujt e shumtë ku doktorët bëjnë politikë. Në vitin 1970 në Kongresin amerikan kishte 3 mjek, ky numër në vititn 1990 kishte rënë në 2, 10 në vitin 2000, 21 në vitin 2013, 18 në vitin 2015, në vin 2017 kishte 15, ndërsa në vitin 2021 ka 17, shkruan Zhurnal.

Ardhja e pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, krijoi hapsirë që me politik të merreshin të gjithë qytetarët, pra sistemi i ri mundësoi që të gjithë njerëzit të kenë të drejtë që të zgjidhen dhe të zgjedhin, që ishte dicka e re dhe që dallonte nga sistemi i mëparshëm komunist, ku nuk egzisonte një mundësi e tillë.

Kështu rrethanat e reja të krijuara, u shfrytëzuan nga të gjitë ata që kishin qëllim apo edhe dëshirë që të merren me politikë, e nga ky “trend” nuk u menjanuan as mjekët të cilat u futën fuqishëm në jetën politikë të vendit, duke marrë pozita të larta që nga kryetar komunash e deri në poste ministrore.

Ky është një guximshumë i madh për mjekët, pasi me futjen e tyre në politikë, pos që po lënë një profesion për të cilin kanë studiuar për një kohë të gjatë, por që në të njejtën kohë po hynë në ujrat e politikës vendeore dhe ndërmokbëtare, që është një profesion për të cilin ata nuk kanë as njohuritë elementare, pasi një mjek i mirë nuk nënkupton edhe një politikan të mirë, pasi ata dallojnë shumë nga njëri-tjetrin.

Në përbërjen e tanishme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, vërejmë një numër të konsiderueshëm të mjekëve të cilat kanë fituar mandatin e deputetit, e që disa prej tyre janë edhe lider të partive politike.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga 12 deputetë që kanë gjithësej, 2 prej tyre janë mjek me profesion. Ziadin Sela është deputet i këti koalicioni si dhe në të njejtën kohë është edhe kryetarë i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa deputeti tjetër është Hulusi Ismaili që i përket partisë së Alternativës, shkruan Zhurnal.

Arben Ziberi është deputet i Bashkimi Demokratik për Integrim, e që është deputeti i vetëm i kësaj partie i cili me profesion është mjek.
Mendu Thaçi është deputeti i vetëm i Partisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, që është njëkohësisht edhe kryetar i këti subjekti, e që me profesion është mjek.

LSDM është artia më e madhe në vend, e cila ka 46 deputet nga 120 që ka gjithësej Kuvendi, ku 5 prej tyre janë me profesion mjek edhe atë Belkisa Zeqiri, Beti Rabaxhievska-Naumovska, Emilija Rambabova, Nenad Kociq, Sonja Mihailova.

VMRO-DPMNE në Kuvend ka gjithësej 44 deputet, ku Jadranka Pockova, Kirill Pecakov, Olga Lozanovska dhe Petar Risteski, janë 4 deputet e kësaj partie të cilat janë mjek me profesion.
Maja Moraçani është deputetja e RDM e cila për nga profesioni është mjeke.
Bejxhan Ilas është deputet i PDT i cili me profesion është mjek.

Ajo që bie në sy është numri i madh i mjekëve që kanë mandatin e deputetit në parlamentine vendit tonë, ku nga 120 përfaqësues 15 janë mjek, ndërsa nëse e bëjmë një krahasim me Kongresin Amerikan, i cili nga 535 përfaqësues vetëm 17 janë mjek, shkruan Zhurnal.

Mjekët në vendin tonë janë pos parlamentit i gjithashtu janë pjesë edhe e egzekutivit, ku ata kanë zënë disa nga postet më të rëndësishme, por që ata nuk përshtaten me profesionine tyre primarë. Bujar Osmani në këtë përbërje qeveritare është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme, e cila është një nga dikateret më të rëndësishme të një shteti, pasi ai përfaqëson shtetin, negocion dhe mbronë interesat e saj në arenën ndërkombëtare, i cili mund të jetë një mjek shumë i mirë, por që ky funksion ndryshon shumë nga profesioni i tij si mjek. Venko Filipçe është mjek për nga profesioni por që i njejti është edhe Ministër i Shëndetësisë, gjithashtu edhe zëvendësi i tij Ilir Hasani është mjek me profesion, por që të dy ushtrojnë funksione publike. Jagoda Shahpaska është Ministre e Punës dhe Politikës Sociale që me profesion është mjeke, por që udhëheq një dikaster tërësisht të ndryshëm me përgatitjen e saj profesionale.

Partitë politike kanë publikuar listat me të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këti viti, ajo që bie në sy është se në këto lista ka numër të madh të mjekëve, të cila kanë “ndërruar” profesionin dhe janë futur në politik, e kjo gjë është e theksuar sidomos tek partitë politike në kampin politik shqiptar.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ka publikuar emrat e kandidatëve të saj, e që në listat e tyre shihet një numër i madh i mjekëve që po garojnë nën siglën e këti subjekti. Arben Taravari që është kryetari aktual i Gostivarit e që i njeti po garon për një mandat të dytë në këtë komunë me profesion është mjek, Arbon Xhemaili kryetari aktual i Bogovinës që po kandidon për një mandat të dytë në këtë komunë është i diplomuar në fakutetit e Mjeksisë, Bekim Pocesta kandidat për Komunën e Dibrës me profesion është mjek, Vullnet Murseli kandidat për Tetovën me profesion është mjek, Bekim Sali kandidat i këti koalicioni për komunën e Çairit është mjek, pra nga 15 kandidat që ka ky koalicion, 5 janë me profesion mjek, shkruan Zhurnal.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këti viti, ku edhe në listat e kësaj partie do të garojnë mjek. Hekuran Duka do të kandidoj për një mandat të dytë në Dibër nën siglën e kësaj partie, i cili me profesion është mjek, Fatmir Izaiki kandidat për komunën e Zhelinës, me profesion është mjek.

Këto janë mjekët të cilat janë momentalisht aktiv në politikë, pasi lista e atyre që kanë pasu poste shtetërorë është shumë më e madhe, e kjo tregon se mjekët po rrisnin “skspansionin” në politikë nga viti në vit, e ndoshta qëllimet e tyre mund të jenë altruiste për ta përmirsuar jetën politike në vend dhe për të arritur reultate të mira siç kanë bërë në mjekësi.

Related posts

Pas Dibrës, rivotim do të ketë edhe në Shuto Orizare

Z H

Dashtevski: Nuk do të ketë përsëritje të rrethit të parë zgjedhor në asnjë vendvotim

Redaksia

Mjeku shqiptar nga Nju Jorku para 5 muajve paralajmëroi për prezencën e familjarëve në spitalin e Tetovës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More