Shkup, 22 qershor – Temperaturat po rriten në gjithë vendin, ashtu siç duhet të mbrohemi nga moti i nxehtë ne sigurisht që duhet të mbrohemi edhe nga konsumimi i barërave apo ilaçeve pa përshkrimin e mjekut. Se cilat janë efektet anësore nga konsumimi i barërave e barërave apo ilaçeve pa konsultimin e mjekut ne do të ndjekim kronikën në vazhdim.
Ilaçet për gjendje si presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e veshkave dhe çrregullimet e shëndetit mendor mund të kenë efekte anësore specifike, thotë mjeku i përgjithshëm Benjamin Kamberi, prandaj sipas tij konsumimi i terapisë pa konsultim me mjekunmund tëjetë me rrezik për shëndetin e tyre.
“Konsumimi i terapis e cila ndoshta edhe nuk është e përshkruar nga ana e mjekut ose menaxhimi i terapisë kokë më vete mund të jetë shumë i rezikshëm për pacientët në fjalë, për arsye se egziston një vijë shumë e hollë mes definicionit ilaçit, gjegjsisht barit dhe helmit. Diferenca qëndron se në çfarë sasie dhe në çfarë kohe mund të meret Nëse një substancë merret në kohë shum të shpesht me një sasi ndoshta më të madhe për organizmin tone ajo mund të shkakton ndoshta një shok gjgjsisht mund të paraqet një situate ku neve organizmin tone e mbingarkojmë me substanca të ndryshme dhe vijmë deri te helmimi i organizmit” – tha mjeku i përgjithshëm, Benjamin Kamberi.
Qytetarët thonë se respektojnë rekomandimet e mjekëve.
“Jo, pa rekomandime nuk kam pirë asnjë, rrezik është.”
“Jo, pa mjekun nuk kemi pirë. Veç çka na ka rekomanduar mjeku kemi marrë.” – thanë disa nga qztyetarët e intervistuar nga TVM2.
“Të gjithë pacientët kronikë të cilat ndoshta shkaku i temperaturave të larta kanë ndryshime në gjendjen e tyre momentale të mos bëjnë menaxhimin e terapistronike në kokë vetë për të konsultohen me mjekët e tyre amë të cilat konformë gjendjes dhe situatës momentale të do të bëjnë përshkrimin e terapisë kronike” thotë doktor Kamberi.