Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mjekët zgjedhin vaksina, derisa popullata mbetet e pa vaksinuar

Ariana Kasapolli, Radio Kosova

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo për shkak se disa vende evropiane kishin pezulluar vaksinimet me vaksinën e Astra Zeneca. 


Më pas shumica kanë rinisur përdorimin e saj, mirëpo e kanë kufizuar për përdorim vetëm te grupmoshat më të vjetra. 


AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.


Megjithëkëtë ditën e mërkurë Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj. Por edhe këto vaksina u janë dedikuar punëtorëve shëndetësorë. Procesi i vaksinimit tashmë po vazhdon në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.


Ekspertë shëndetësorë po e shohin si jo fer nga ana e qytetarëve këtë proces.


Ilir Tolaj në një deklaratë dhënë Radio Kosovës tha se vaksinat Pfizer ishte dashur të jenë të dedikuara për popullatën që janë në radhë për vaksinim. Punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar vaksinën e Astra Zeneca në këtë stad nuk ishte dashur të jenë prioritet i vaksinimit.


Ton: Punëtorët shëndetësorë e kanë lëshuar radhën që ka qenë e dedikuar për ta. Është e pandershme ti shmangen një vaksine dhe ta presin një tjetër vaksinë, derisa pjesa tjetër e popullatës që nuk e ka këtë komoditet të prêt.


Kjo flet për një nivel jo të kënaqshëm edhe humanitar në kuptim të respektimit të drejtave të njerëzve sipas radhës së vaksinimit’’, tha Tolaj.


Në Ministrinë e Shëndetësisë thanë se këto doza të vaksinës do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore, për çka duhet të kenë dëshmi. 


Njëri nga mjekët, kirurg i fëmijëve, Sejdi Statovci i cili po priste në radhë për tu vaksinuar me vaksinën Pfizer, deklaroi se vaksinën e AstraZeneca nuk e ka marrë, me arsyetimin se sapo e kishte kaluar sëmundjen e Covid-19 dhe sipas ekspertëve mjekësorë duhej të kalonte një kohë pas sëmundjes për tu vaksinuar.

‘’ Nuk e kam marrë sepse ashtu më kanë rekomanduar, pasi e kam kaluar në atë kohë Covid-in. mendoj se ose duhet të kalohet nëpër Covid e që është rrezik për jetë, ose të vaksinohemi’’. Tha Statovci.

Sidoqoftë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se po synohet të vaksinohen grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...