Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mjekja e Navalnyt luan në piano, derisa policia ia kontrollon banesën

Anastasia Vasilyeva, mjekja personale e liderit opozitar rus Alexei Navalny, si dhe kryetarja e sindikatës së Aleancës së Mjekëve të Rusisë është ndaluar për 48 orë nga policia.

Kur policia shkoi për të kontrolluar shtëpinë e saj, për të disatën herë, u përball me një situatë të pazakontë, Anastasia i priti duke luajtur në piano Fur Elisa të Beethoven.

Vasilyeva vazhdon të luajë, duke “mbytur” fjalët e një policie që e informon atë se duhet të dorëzojë të gjitha pajisjet e saj elektronike. Ajo më pas ndalon së luajturi dhe pyet nëse dikush do ta duartrokasë.

Vasilyeva, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Navalnyt akuzohet se ka thyer rregullat e pandemisë dhe ka marrë pjesë në protestat kundër arrestimit të tij.

Ndërkaq, Navalny, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit Putin u dërgua në Gjermani në muajin gusht, pasi u helmua në një aeroport, në një akt që Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore e konsideruan një tentativë vrasje me një agjent nervor.

Navalny akuzon Kremlinin dhe vetë Putin se qëndron prapa tentativës për t’i marrë jetën. Një akuzë që mbështetet nga një investigim gazetaresk por që mohohet nga qeveria e Rusisë.

Postime të ngjashme

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...