Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mjekja Grozdanovska qetëson: “AstraZeneca” është vaksinë e sigurtë

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – “AstraZeneka” paraqet një nga vaksinat më të sigurta dhe më cilësore, e cila është dhënë në numrin më të madh të dozave tek popullata botërore, deklaroi në brifingun e sotëm, të organizuar nga Oda e mjekëve, profesoresha e Fakultetit farmaceutik pranë UCM, dr. Aleksandra Grozdanova, e cila është kryetare e Komitetit për imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo theksoi se nuk ka nevojë për krijimin e panikut te të gjithë personat, të cilët e kanë marrë vaksinën “AstraZeneka” dhe potencoi se vetëm në Britaninë e Madhe ka mbi 17 milionë vaksina të dhëna nga kjo kompani.

“Fillimisht ishte rekomandimi që ‘AstraZeneka’ të mos jepet te popullata më e vjetër se 65 vjeç, kjo ishte në janar diku, ky rekomandim erdhi prej aty pasi në hulumtimet klinike që i ka pasur kjo vaksinë, nuk është përfshirë numër i mjaftueshëm i popullatës mbi 65 vjeç dhe kur ju nuk i përfshini në hulumtime klinike gratë shtatëzëna ose lehonat ose kategoritë tjera, ju thjeshtë nuk keni të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine në këtë rast në popullatën më të vjetër. Por vaksina filloi të jepet dhe u pa se ka profil të shkëlqyeshëm të sigurisë dhe ky rekomandim shumë shpejtë ndërpreu të vlejë dhe filloi të jepet edhe te popullata më e vjetër”, sqaroi Grozdanovska.

Këto njohuri të reja që paraqiten gjatë dhjetë ditëve të fundit bazohen në numrat e ndryshimeve trombotike, respektivisht reagime të padëshiruara që po ndodhin te popullata nën 60 vjeç dhe kjo, siç thuhet, vjen nga disa shtete.

“Për ‘AstraZeneka’ më 15 mars, 13 vende nga Evropa kohë të shkurtë e kanë ndërprerë dhënien, me qëllim që të sqarohet kjo gjendje. Duke filluar nga Norvegjia, rastet e para ishin aty, pastaj në Danimarkë, pastaj paraqiti Austria. Gjermania të hënën doli me qëndrim të qartë se numri i incidencës së paraqitjes së kësaj gjendje në krahasim me numrin e dozave të dhëna paraqet sinjal të mjaftueshëm alarmues për ndërprerje të përkohshme të dhënies së kësaj vaksine te kjo popullatë”, tha Grozdanovska.

Por, shtoi ajo, tek e njëjta popullatë, incidenca e paraqitjes së këtyre sëmundjeve, respektivisht këto komplikacione është shumë herë më e madhe te popullata, e cila nuk është vaksinuar.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...