Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mjekja shpreh shqetësimin: Covid-19 mban gratë larg kontrolleve për kancerin e gjirit

Zhurnal Ads

Frika nga Covid-19, ka bërë që gratë të mos bëjnë kontrollet e gjirit. Në spitalin e Lezhës janë diagnostikuar me kancer gjiri 20 gra nga janari deri në tetor. Shifra në dukje është e ulët, por mjekja thotë se kjo vjen si rezultat i mungesës së ekzaminimeve.

Mjekja onkologe shprehet se grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, ndërsa u bën thirrje grave të mos i neglizhojnë kontrollet periodike. ”Mosha më e prekur 40-60, raste të rralla janë nën 40 vjeç pavarësisht situatës të vazhdojmë të bëjmë ekzaminimet e gjirit. Është një vizitë senologjike e mirë që përcakton faktorët e rrezikut”,-tha Gjoni.

Nga ana tjetër, ajo kujton se vetëm 3 javë më parë një grua 38-vjeçe ndërroi jete pasi sëmundja kishte avancuar. “Nuk ka rreth 3 javë që kemi pasur një vdekje nga kanceri i gjirit në moshë të re rreth 38 vjeç. Një paciente që banonte në Greqi emigrante dhe ka ardhur në stad terminal. Një rast që na ka bërë të reflektojmë si gjithmonë në raste të tilla sidomos kur preken mosha të reja”, u shpreh më tej mjekja.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Prezantohet aplikacioni më i ri i Postës Shqiptare/ Rama: Shkurton kohë dhe zhduk burokracitë

S.B.

Greva e naftëtarëve/ Rama: I gatshëm të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!

admin

Plagoset i moshuari me Covid, i shpërthen bombola e oksigjenit në banesë

T E

Lleshaj ndërron mendje nga Elbasani: Nuk dorëhiqem, kam një mision për të kryer

admin

Çështja e detit, Meta: Të zgjidhet sa më parë, qeveria nuk jep informacion

admin

Tërmeti i 26 nëntorit, Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve dhe jep mesazhin shpresëdhënës: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...