Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Mjeku i familjes çelësi për të hyrë në sistem”, por si ta gjeni? Ilir Beqja ju tregon rrugën

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Beqja përmes një postimi në Facebook këshillon qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për cdo gjë në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi. Por ku mund ta gjejnë ata që nuk e dinë se cilin kanë mjek familje? Për këtë Beqja ka një rrugë që udhëzon qytetarët, që është e-Albania.

“Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid 19, çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dijnë se kush është mjeku i vet i familjes.

Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë seicilit.

Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i families.

Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes” shkruan ai./ db/Abcnews.al

Postime të ngjashme

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

Aksident i rëndë në afërsi të Durrësit, plagosen 3 adoleshentë dhe shoferi

T E

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

T E

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...