Kosovë

Mjeku kosovar që trajtoi të plagosurit në Vjenë: U turpërova mbrëmë, por terroristi nuk i përfaqëson shqiptarët

Zhurnal Ads

Mjeku Bujar Muqolli u bë heroi në tërë tragjedinë e mbrëmshme të sulmeve terroriste që morën jetë njerëzish duke lënë edhe shumë të lënduar në Vjenë.

Muqolli rrëfen anën tjetër të ngjarjes, Atë të betejës për të shpëtuar jetët e të lënduarve dhe plagosurve, viktima të pafajshme. Muqollli që mbrëmë ishte në vijën e parë të frontit në ‘Clinic Donaustadt’, nuk flet pa emocion për ngjarjen.

“Ishte ora 22:00 afërsisht kur ne morëm informatë se po ndodhë diçka e keqe në Vjenë dhe duhet të pgatiteni për të pritur dhjetëra e ndoshta qindra të lënduar. Në minutat e para pak dihej… Mora masat e menjëhershme. Referova të ngritet shkalla e gatishmërisë dhe menaxhuam fazën pritëse, sepse kuptohet krejt bota jemi edhe në ngarkesë protokoli me Covid 19. Rastet e para na erdhën shumë shpejt, diku në ora 22:30. Ishin viktima që kishin marrë plagë e lëndime të rënda nga sulmet. Në Spitalin, Klinikën tonë si më e njohura, trajtohen, referohen raste të rënda. Në total deri në mesnatë ne pranuam shtatë raste, të tjerat raste, më të menaxhueshme janë referuar në qendra tjera. Rastet që pranuam në ekip, ja dolëm ti shpëtojmë. Të gjithë i nxorëm, gjendja ishte e rëndë dhe mbetet, mirëpo mund të them i nxorëm nga rreziku i madh.”-thotë Muqolli në ‘RADIO 1’.

Dr. Bujar Muqolli shpjegon momentin e trishtë, kur e kuptoi se sulmuesi ishte shqiptar.

“Gjatë punës, pas një qarku kohor, e kuptova se sulmuesi ishte shqiptar. Nga media e mësova, nuk ma thanë kolegët austriak. Keq, u ndjeva shumë keq, shumë jam prekë. U turpërova! U ndjeva mjaft i mllefosur. Por… ka edhe diçka që duhet tja them opinionit. Diçka që qëndron dhe është e vërtetë e cila më lehtësoi mua por duhet ti lehtësoi të gjithë shqiptarët. Ajo është se, këtu në çdo komunikim të ngushtë e të gjërë, në një shtet siç është Austria, ku ekziston harmonia, terroristin në fjalë, askush nuk e sheh si shqiptar. Në bindjen e thellë të tyre, ai nuk përfaqëson identitetin shqiptar. Shqiptarin e njohin kudo, ja njohin traditën, veset, zakonet. Ai nuk është shqiptar, ai përfaqëson terroristin. Terrorizmi komb nuk ka, terrorizmi fe nuk ka. Kjo na forcon e lehtëson.”-shtoi Muqolli.

Muqolli, rrëfen se rreth mëngjesit, policia Austriake ka sjellur edhe njërin prej të dyshuarve për trajtim, i cili ishte plagosur.

“Rreth mëngjesit kemi pranuar edhe një të plagosur nga pala e të dyshuarve. E ka sjellur policia austriake. Kanë qenë kolegët tjerë, që u ka ka rënë të mirren drejtpërdrejt me të, mirëpo nga informatat që më erdhën, nuk ishte shqiptar. Kishte një emër tjetër.”-tha Muqolli.

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë.

Postime të ngjashme

Meliza Haradinaj: AAK do të jetë pjesë e koalicionit, dhamë kontribut në marrëveshje

admin

24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

admin

Grenell flet sërish për takimin e djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, e quan produktiv

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...