‘Mjeku’ mashtrues, 77-vjeçarin e “qethi” 430 mijë denarë

nga D. V.

kishte thënë se vajza e kishte thyer këmbën dhe se nevojitet ndërhyrje kirurgjike.
Një mjek i rremë (mashtrues) e kishte mashtruar 77-vjeçarin nga Vinica, tilit ia kishte marrë më shumë se mbi 430,000 denarë, ka njoftuar policia.
Rastin e këtillë, “viktima” e kishte paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) dje pasdite. Sipas raportit policor, gjatë ditës se djeshme personi (mashtruesi) e kishte telefonuar 77-vjecarin, duke iu prezantuar si mjek, si dhe duke e ‘informuar’ se vajza e tij ishte në spital, për shkak të thyerjes së këmbës dhe se nevojitej ndërhyrje kirurgjike me vendosjen e shufrave.
Pasi paraprakisht mashtruesi dhe viktima kishin rënë dakort, personi nga Vinica disa herë i kishte dërguar të hollat në vendin për ku ishin marrë vesh paraprakisht. Kur më vonë iu ishte paraqitur vajza personit nga Vinica, tek atëherë ai e kishte kuptuar se ishte mashtruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More