Shqipëri

Mjeku nxjerr pamjet imazherike: Koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që në datat 15 – 20 janar!

Zhurnal Ads

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

Kurse mjeku, Gëzim Xhepa në një shkrim të tijin është shprehur:

Falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj, imazhëristit që ishte i pari që, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazherik pulmonar të COVID-19 dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose, m’u ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv!!!
Më tej Xhepa ka thënë se tani i takon Komitetit të Teknik të marrë seriozisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim.

Krahas shkrimit të tij, ai ka publikuar edhe pamjet imazherike të pesë rasteve. Në shkrimin e tij, ai ka kujtuar edhe se prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, ka hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e koronavirusit në Shqipëri që para vendosjes së karantinës.

Shkrimi i plotë i mjekut, Gëzim Xhepa:

Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e koronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj Departamentit të Imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë janar – shkurt 2020! Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj, imazhëristit që ishte i pari që, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19 dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose, m’u ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv!!! Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos!!!

Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë seriozisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend! Faleminderit Dr. Renato, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centralizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik!!! Po ju ofroj pamjet imazherike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të autorit!!!

Postime të ngjashme

Greqia mbylli kufirin, radhë të gjata kamionësh me mallra në doganën e Kapshticës

S.B.

Familjet shqiptare të fundit në rajon për të paguar borxhet

S.B.

Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë të SPAK

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...