Mjeku Petliçkovski: Nuk i kuptoj qytetarët pse nuk e duan vaksinën !?

Shkup, 22 shtator – Mjeku Aleksandar Petliçkovski nga Instituti për Imunologji ka potencuar se vaksinat janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza me korona virusin dhe ai nuk e ka të qartë pse qytetarët nuk e pranojnë vaksinën, transmeton Zhurnal.

 

Ai në Tv24 thotë se shanset që një person i vaksinuar të infektohet janë shumë të vogla, ndërsa për të vdekur minimale.

“Në vendin tonë deri tani ka vetëm 33% qytetarë që janë vaksinuar tërësisht, e kjo është shifër shumë e vogël në krahasim me vendet tjera. Aty ku ka më tepër se 60% të vaksinuar, pandeminë e cilësojnë si të përfunduar. Rreth 90% e të vdekurve tek ne në muajt e fundit ishin të pavaksinuar. Nuk e di çfarë dëshmie më të mirë të jap. Vonë i morëm vaksinat dhe ndoshta nuk ishim të gatshëm me prezantim të përfitimeve nga vaksinat. Ato janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza dhe unë nuk e kam të qartë pse qytetarët nuk e pranojnë. Për kohë realtivisht të shkurtër u dëshmua se mbrojtja nga vaksina kundër korona virusit bie pas një periudhe tek një kategori e qytetarëve. Imuniteti zgjatë edhe pas gjashtë muajve, por ulet tek personat me shëndet të rënduar”, thotë Petliçkovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë Veriore

D V

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

Redaksia

Danimarka i dhuroi dy milionë vaksina “Astra Zeneka” Ballkanit Perëndimor, për Maqeodninë e Veriut 250.000 doza në dërgesën e parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More