Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mjeku Tritan Kalo jep lajmin e mirë: Asnjë qytetar nuk është paraqitur te Infektivi në 24 orët e fundit. Ka një mesazh edhe për kritikët

Mjeku i njohur Tritan Kalo, këtë ditë e ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për shërbimin mjekësor. Sipas tij në 24 orët e fundit asnjë i infektuar me koronavirus nuk është paraqitur në spitalin Infektiv.

Pas këtij lajmi të mirë, mjeku Kalo përcolli edhe një mesazh për të gjithë ata që janë shprehur kundër vaksinimit të qytetarëve, apo atyre që shpesh herë direkt apo indirekt kanë hedhur baltë mbi punën e bluzave të bardha.

Po ashtu mjeku thekson se ende nuk jemi në kohën kur duhet të festojmë për faktin që s’kemi pasur të sëmurë të paraqitur në spital, sepse kemi ende rrugë përpara për të dalë nga tuneli i pandemisë. Por Kalo shton se dalja prej këtij tuneli më afër se kurrë.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit,  vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arësye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti  për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!… Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra…. Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë  në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!

Kujtojmë e ky është 24-orësh i i dytë pa asnjë pacientë të infektuar që paraqitet në spital. Rreth dy ditë më parë këtë lajm të bukur e dha për herë të parë kryeministri Edi Rama.

Postime të ngjashme

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Dafina Vidishiqi

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për 5G: Shqipëria përherë krenare të jetë krah SHBA-së

Dafina Vidishiqi

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike

Dafina Vidishiqi

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...