Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mjetet narkotike, OJQ-të kërkojnë legalizim të kanabisit

Zhurnal Ads

Shkup, 19 tetor – Legalizim të menjëhershëm për përdorim dhe kultivim të kanabisit kanë kërkuar më shumë organizata joqeveritare. OJQ-të vlerësojnë se me mosdekriminalizimin e kanabisit, bëhet padrejtësi e madhe dhe është në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës.  

“Është e padrejtë fëmijët që përdorin kanabis për përdorim personal të marrin sanksione penale, t’u shkatërrohen mundësitë e tyre në jetë sepse ata kanë pirë xhoint.”,- deklaroi Dragana Dërndarevska nga Koalicioni “Margjinat”.  

OJQ-të kërkojnë që legalizimi të rregullohet me ndryshime ligjore.  Njëkohësisht kërkojnë që të zgjerohen arsyet shëndetësore për përdorim të kanabisit si dhe të formohen klube sociale.   

“Edhe nga këndvështrimi juridik penal, përkundrazi, gjykatat nuk janë të ngarkuara me çështje që i rëndojnë qytetarët, siç janë arrestimi për 5 gram, 10 gram etj. Prandaj nëse e shoh praktikën ndërkombëtare, nuk shoh asnjë arsye se pse kjo të mos miratohet.”,– tha Kostadin Dukovski nga MAKKANABIS.  

Kërkesat do t’i dorëzohen qeverisë. Pritet që arka shtetërore të përfitojë nga legalizimi I kanabisit pasi që do të paguhet tatim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rrahja brutale e qytetarit rom në Manastir/ Suspendohen dy policë

Z H

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë që maturën shtetërore ta kenë vetëm në dy lëndë

E.E.

Maas: Jo gjithçka do të ndryshojë nën udhëheqjen e Bajdenit, por do të jetë më mirë

E.E.

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE, Kosova e dyta në Ballkan

T E

VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të jep dorëheqje

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...