Agjencia Zhurnal.mk

Mjeti merr para këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku një mjet ka përplasur një kalimtar.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se këmbësori B.Meta, 45-vjeç është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, pasi sipas hetimeve paraprake rezulton se ai po udhëtonte me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Aksi Elbasan- Librazhd njihet si një nga njollat e zeza  për shkak të pjerrtësisë dhe kthesave në rrugë, ndërsa për kalimtarët është problematik më vete pasi mungojnë nënkalimet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...