Auto

Modelet e ardhshme të JLR-së, me interier nga materialet e riciklueshme

Jaguar Land Rover ka njoftuar se modelet e ardhshme të kompanisë do të përdorin materiale të krijuara nga plastika e ricikluar, si pjesë e strategjisë së re të kompanisë.

Kompania britanike është bashkuar me gjigantin e polimerit, “Aquaful”, që gjenerata e re e veturave të ketë interier me materiale të riciklueshme.

Ky material përbëhet nga mbetjet prej fabrikave të veshmbathjeve dhe rrjetave për zënien e peshqve.

Materiali sintetik përdoret gjerësisht në dizajnin e brendshëm dhe është përdorur edhe në modë e prodhim të orëve, po ashtu. Përdorimi i vet në autoindustri kishte nisur më 2016 kur BMW e shfrytëzoi në modelin e ri elektrik “i3”. Edhe Volvo e ka përdorur materialin e veçantë më 2017.

“JLR” ka thënë se krijimi i interierit nga materialet e riciklueshme është për 90 për qind me më pak ndikim në ambient.

Kompania s’ka specifikuar pjesët që do të prodhohen nga materialet e riciklueshme, pos dyshemesë.

Postime të ngjashme

Sa i “fuqishëm” është Ferrari F8 Tributo?

admin

Hyundai do të prodhojë një automjet me këmbë robotike

admin

Momenti kur Bugatti përshkon 400 km në orë për 42 sekonda

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...