Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Modelet sinjalizojnë dimër të vërtetë

Ky dimër vazhdon të na “befasojë”, njëherë me reshje rekorde shiu, tani me temperatura të larta, por ajo çfarë është më interesante tani janë sinjalet e fuqishme për ulje të theksuara të temperaturave gjatë muajit Shkurt.

Fillimisht kishte sinjale të dobëta për të cilat nuk ia vlente të merremi, por tani ka sinjale të fuqishme për këtë dhe normalisht është tepër herët të flitet për detaje.

Pas temperaturave të larta pritet një periudhë me reshje shiu, ndërsa pas datës 12 Shkurt mund të ketë ulje të theksuara të temperaturave të cilat do të përcillën me reshje bore, megjithatë për shkak se periudha kohore është e gjatë duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të rezervuar për fuqinë e goditjes arktike sepse ndryshime do të ketë.

Ky shkrim ishte për të shuar kureshtjen e shumë pyetjeve. Ne do të jemi duke e përcjelle evoluimin e gjendjes sinoptike dhe do ju njoftojmë gjatë ditëve të ardhshme sepse do të ishte krejt e pakuptimtë që sonte të japim parashikim të detajuar për një periudhë të gjatë kohore.

Postime të ngjashme

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

D V

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

D V

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...