Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Modeli BMW i4 M konfirmohet zyrtarisht se do të zbulohet në vitin 2021

BMW zbuloi M3 dhe M4 dje, por prodhuesi i automjeteve tashmë po flet për një model tjetër me markë M që vjen vitin e ardhshëm – i4.

Lajmi erdhi nga CEO i BMW, Markus Flasch, përpara zbulimit të M3 / M4, sipas CarAdvice.com.au.

Siç vëren CarAdvice, kjo me gjasë do të thotë që modeli M i vitit të ardhshëm do të jetë i ngjashëm me ofertat e tjera M të kategorisë mesatare si M350i dhe M550i. Modeli i markës i4 M mund të marrë përmirësime vizuale sportive dhe ndryshime të tjera, transmeton Telegrafi.

BMW i4 është një sedan elektrik i ri që pritet të konkurrojë me Tesla Model 3 dhe sedanët tjerë EV me madhësi të mesme kur më në fund të dalë në shitje në vitin 2021.

BMW zhvillon 530 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në vetëm 4.0 sekonda.

BMW i4 nuk pritet të fillojë prodhimin deri diku në 2021, dhe më pas do të dalë në shitje më vonë atë vit.

Ndërsa prodhuesi gjerman i automobilave nuk ka njoftuar çmimet zyrtare, ne presim që të fillojë diku afër 50,000 dollarë.

Postime të ngjashme

Ken Block shet Ford Hoonitruckun për një milion dollarë

Dafina Vidishiqi

Gronos është Mercedes-AMG G63 i Mansory

Dafina Vidishiqi

Filloi prodhimi i veturës së re Nissan Qashqai

Dafina Vidishiqi

Dacia ndryshon logon

Dafina Vidishiqi

Mazda do të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara deri në vitin 2025

Dafina Vidishiqi

Ford Bronco që i përkiste Kevin Hartit po del në ankand

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...