Modelja e famshme vdes në spital gjatë një operacioni plastik

Modelja e famshme ka ndërruar jetë.

 

Maria Lebedeva, modelja dhe njëkohësisht influencuese e rrjeteve sociale, ka humbur jetën në spital gjatë një operacioni plastik.

31 vjeçarja, kishte kërkuar procedurën e rinoplastikës, me vlerë rreth 5000 dollarë.

Gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të korrektuar formën e hundës së saj, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.

Klinika Artibeaut, në Shën Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.

Video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për hetime ndaj neglizhencën mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.

Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.

“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai.

Related posts

VIP-at nuk janë të paprekshëm dhe ky rrëfim i Chiara Ferragni-t rreth shëndetit mendor do t’ju bindë të kërkoni ndihmë

D V

Flokë kaçurrele e grim perfekt, Mimoza Shkodra mahnit me dukjen

D V

E mahnitshme me bikini me pak material, Morena ngacmon imagjinatën me pozën e re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More