Agjencia Zhurnal.mk

Modelja e “Goldfinger”dhe aktorja e “A Hard Day’s Night”, Margaret Nolan vdes në moshën 76 vjeçare

Modelja dhe aktorja e famshme angleze, Margaret Nolan, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Aktorja, e cila u shfaq në filmin ikonik “Goldfinger”, ndërroi jetë më 5 tetor.

Lajmi tronditës për vdekjen e saj u njoftua nga djali Oscar Deeks.

Nolan ka luajtur edhe në filmin “007” së bashku me Sean Coonery, ndërkohë që ishte e njohur edhe për rolin e saj në “Hard Day’s Night” dhe në një sërë filmash tjerë përfshirë këtu, “Carry On”.

Vdekja e saj u konfirmua gjithashtu nga regjisori Edgar Wright në Twitter, i cili tha: “Është detyrë e vështirë e imja të tregoj se aktorja dhe artistja, madhështorja Margaret Nolan ka ndërruar jetë”.

“Ngushëllimet tani shkojnë për gjithë familjen dhe për ata që e njohën. Ajo do të na mungojë të gjithëve”.

Ajo lindi më 29 tetor 1943 në Somerset por u rrit në Londër.

Margaret filloi karrierën e saj si një modele magjepsëse, duke mbajtur emrin Vicky Kennedy në fillim të viteve ’60, por u kthye në emrin e saj të lindjes sapo filloi të aktronte.

Pas paraqitjes së saj ikonike në “Goldfinger”, ajo më vonë pozoi për ‘Playboy’ si dhe luajti në filmin e vitit 1965 “Ferry Cross The Mersey”.

Nolan bëri një pauzë nga industria e aktrimit gjatë viteve 1980, duke bërë më pas një kthim të shkurtër në 2011 në “The Power of Three”.

E njëjta ka lënë pas djemtë, Oscar Deeks dhe Luke O’Sullivan.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...