Katie Price ka nxitur spekulime se mund të jetë fejuar me të dashurin e saj, JJ Slater, pas një romance të furishme gjashtëmujore, që do të ishte fejesa e saj e nëntë.
Ish-modelja e njohur, 46 vjeçe, u pa duke treguar një unazë të madhe diamanti ndërsa po rikuperohej nga operacioni i saj i gjashtë për ngritjen e fytyrës në Turqi.
Katie, e cila kishte ende ngjitëse kirurgjike dhe plagë pas operacionit të rëndë, u shfaq e dashuruar me JJ ndërsa shijonin drekën së bashku, shkruan DailyMail.
Personaliteti televiziv kishte në gisht një unazë të madhe diamanti, e cila ishte e vendosur në një brez të artë.
Megjithatë, një përfaqësues për media i yllit insistoi se ajo nuk është fejuar kur u kontaktua nga DailyMail.
Katie ka qenë më parë e fejuar tetë herë dhe ka tre ish-burra – Peter Andre, Alex Reid dhe Kieran Hayler.
Ajo ka qenë e fejuar me partnerët e mëparshëm: Warren Furman (1996), Scott Sullivan (2004), Leandro Penna (2012), Kris Boyson (2018) dhe Carl Woods (2021).
Katie dukej më e lumtur se kurrë ndërsa darkonte me të dashurin e saj, JJ, dhe së bashku me ta ishte edhe djali i Katie, Harvey, 22 vjeç.
Duke treguar trupin e saj me tatuazhe me një bluzë të shkurtër rozë dhe një mini fund, Katie rrezatonte besim ndërsa ecte në restorant me JJ.
Katie kohët e fundit udhëtoi për në Turqi për të bërë operacionin e saj të gjashtë për ngritjen e fytyrës, pavarësisht se ishte në kërkim për shkak të një rasti falimenti prej 760,000 funtesh (892 mijë euro).
Nëna e pesë fëmijëve iu nënshtrua disa ndërhyrjeve në fytyrë, përfshirë ngritjen e vetullave, ngritjen e qafës, ngritjen e buzëve dhe korrigjimin e “veshëve pixie”.
Çifti dukej i relaksuar, me Katien që shfrytëzoi çdo mundësi për të treguar unazën e saj në dorën e majtë ndërsa pinte pije me JJ.