Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Modelja Linda Evangelista thotë se i beson gratë që akuzojnë ish-partnerin se i ka përdhunuar kur drejtonte agjencinë e modelingut ‘Elite’

Zhurnal Ads

Supermodelja Linda Evangelista ka vlerësuar ‘guximin dhe forcën’ e treguar nga disa gra që akuzojnë ish-burrin e saj, shefin e agjencisë Gerald Marie de Castellac, për ngacmim seksual dhe përdhunim.

Duke folur ekskluzivisht për revistën ‘Guardian’s Weekend’, Evangelista tha se ajo besonte në rrëfimet e grave për përvojat e tyre me Marie, i cili për më shumë se tre dekada ishte ndër figurat më të fuqishme në industrinë e modës.

“Gjatë marrëdhënies time me Gerald Marie, nuk dija asgjë nga këto akuza seksuale kundër tij, kështu që nuk isha në gjendje t’i ndihmoja këto gra”, tha ajo, e cila ishte e martuar me Marie midis 1987 dhe 1993.

“Duke i dëgjuar tani dhe bazuar në përvojat e mia, besoj se ata po thonë të vërtetën. Më thyen zemrën sepse këto janë plagë që mund të mos shërohen kurrë dhe unë e admiroj guximin dhe forcën e tyre për të folur sot”.

Linda është një nga modelet më të famshme dhe me ndikim të të gjitha kohërave. Ndërhyrja e saj u nxit nga katër modele të tjera që akuzuan ish-burrin e saj për përdhunim ose sjellje të keqe seksuale në revistën ‘Weekend’. Ato janë vetëm disa gra që akuzojnë publikisht Gerald për abuzim seksual.

Muajin e kaluar, prokurorët në Francë hapën një hetim ndaj Marie mbi akuzat përfshirë përdhunimin nga katër gra. Aty përfshihet Carre Otis, një modele e famshme në vitet e ’90, e cila ishte vetëm 17 vjeçare kur tha se ai e përdhunoi.

Evangelista kishte filluar takimet me Marie në atë kohë dhe nuk ishte atje kur ndodhi abuzimi i pretenduar.

Të tjerët që kanë bërë ankesa penale në Francë përfshijnë Jill Dodd, që pretendon se Marie e përdhunoi atë në 1980, Ebba Karlsson, e cila thotë se Marie e përdhunoi atë në vitin 1990 dhe ish-gazetarja Lisa në 1998.

Ish-modelet Wendy Walsh, Ann Maguire dhe EJ Moran janë ndër akuzueset e reja që flasin për herë të parë rreth kësaj çështje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sezoni i ri i serialit “The Crown” sjell princeshën Diana dhe Margaret Thatcher

S.B.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shijojnë darkë private në Boston

S.B.

Halsey tregon se përse vendosi ta ndryshojë emrin e vërtetë: Ndjeva sikur Ashley nuk meritonte të ishte e famshme

S.B.

Rikthehet Juvi me bombën “Dale”

T E

Bebe Rexha publikon video duke u puthur me të dashurin e saj, Keyan Safyari

S.B.

Fansat dyshojnë se Kim Kardashian gënjen kur thotë se nuk i ka gjashtë gishtërinj në këmbën e majtë – fotografitë e reja nxisin spekulimet

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...