Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mohoi gjenocidin e Srebrenicës, ministri i Malit të Zi rrezikon shkarkimin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic  ka kërkuar shkarkimin e ministrit të drejtësisë pas deklaratave të tij rreth gjenocidit të Srebrenicës në 1995 dhe i kërkoi parlamentit të mbështeste mocionin.

Vladimir Leposavic, ministri i drejtësisë, muajin e kaluar vuri në dyshim legjitimitetin e gjykatave ndërkombëtare, të cilat vendosën që masakra e Srebrenicës, ku humbën jetën 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës  përbënte gjenocid.

Shumë politikanë serbë  e kanë mohuar vazhdimisht se masakra e Srebrenicës përbente gjenocid. Në 2017, gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë burgosi ​​komandantin serb të Bosnjës të kohës së luftës Ratko Mlladiç për masakrën e Sebrenicës.

Parlamenti prej 81 vendesh i Malit të Zi, në të cilin koalicioni i Krivokapiç ka një shumicë të pakët, duhet të votojë mbi shkarkimin e Leposavicit në ditët në vijim./abcnews.al

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...