Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

Moldavia është bërë vendi i parë evropian që ka marrë vaksinat e koronavirusit nga skema globale COVAX. Lajmi është bërë publik nga Presidenti i vendi,  Maia Sandu.

14,400 dozat e para mbërritën mbrëmë. Falenderojmë Gjermaninë dhe kombet e tjera të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Komisionin e BE-së, Japoninë dhe të tjerët për solidaritetin dhe OBSH dhe UNICEF”, tha Presidentja Sandu. 

COVAX është një entitet i drejtuar nga një koalicion që përfshin Aleancën e Vaksinave të njohur si Gavi dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Koalicioni financohet nga donacione të qeverive dhe nga fondacione për të drejtat e njeriut hde OBSH. Misioni i COVAX është të blejë vaksina të koronavirusit me shumicë dhe t’i dërgojë ato në vendet e varfëra që nuk mund të konkurrojnë me vendet e pasura në sigurimin e kontratave me kompanitë kryesore të prodhimit të vaksinave.

Moldavia është një nga vendet më të prekura nga Covid dhe deri tani ka raportuar gjithsej 191.197 raste Covid-19 dhe 4,049 vdekje./tvklan.al

Postime të ngjashme

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...