Kuriozitete

Moment i tmerrit kur ariu i zi shfaqet papritur e godet me kthetra vrapuesen në park

Zhurnal Ads

Një shteg i frekuentuar vrapuesish është mbyllur së fundmi në Kanada pasi një ari i zi u filmua duke hapur krahun për të goditur një vrapuese të tmerruar.

Kujdestarët e parkut në British Columbia tashmë këshillojnë vizitorët “të jenë vigjilentë e të marrin masa” megjithse vrapuesja kësaj radhë shpëtoi paq.

Një tjetër vrapues aty pranë Sam Abdullah, regjistroi skenën e tensionuar.

Ai po ecte në park kur pa ariun të dilte nga ferrat.

“Nisa të filmoja kur vajza që po vraponte përfundoi e ngrirë para ariut”, tha ai.

Ariu shihet që i afrohet vrapueses, para se të lëshojë putrën me kthetra drejt këmbës sa saj.

Vajza u largua më pas dhe ariu vendosi të mos e persekutojë. Kur ajo u afrua te djemtë që po filmonin ajo dha një buzëqeshje të madhe lehtësimi dhe vazhdoi vrapin.

Meshkujt e arinjve të zinj kanadezë peshojnë deri në 280 kg dhe disa ditë më parë një grua u vra prej tyre në një park në Kanada. /tch/

Postime të ngjashme

Zbulohet ora magnetike, pa akrepa apo ekran

admin

Zbulohet për herë të parë në Shqipëri një fjetore e skifterit këmbëkuq

admin

‘Fundi i botës’ parashikohet disa ditë para Krishtlindjes, pasi një ngjarje e rrallë hapësinore po shkakton frikë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...