Shkup, 26 shtator – Ndryshimet Kushtetuese janë vendimtare për ecurinë e vendit, nëse ndodhin vendi vazhdon rrugëtimin evropian, nëse nuk ndodhin vendi izolohet dhe pëson regres dhe sërish ballafaqohet me veton bullgare, pra kemi kthim në pikën zero. Mes tjerash, nga kjo situatë lirshëm mund të thuhet se po që ndryshimet Kushtetuese janë orientuese të vendit, pasi Maqedonia e Veriut është e orientuar drejtë Bashkimit Evropian gjegjësisht Perëndimit, nëse nuk ndodhin këto ndryshime atëherë orientimi i vendit vihet në rrezik sepse kjo qartazi nuk është në favor të ardhmes së vendit, shkruan Zhurnal.
Orhan Murtezani: Tani është momenti ideal për të ecur shpejt drejt anëtarësimit të plotë në BE –
Përkushtimi i Qeverisë së re për anëtarësimin e shpejtë të vendit në BE u theksua edhe një herë në takimet e sotme me përfaqësuesit e lartë të Unionit, deklaroi Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, i cili sot shoqëroi Kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij pune në Bruksel.
Këtë e kemi dëshmuar me faktin që në programin qeveritar, ndër prioritetet kryesore është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe me miratimin e shpejtë të agjendës reformuese që është pjesë e Planit të Rritjes, tha Murtezani.
Sipas tij, ky Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i propozuar nga Komisioni Evropian, përfaqëson një kornizë përmes së cilës BE trajton vendet e rajonit në mënyrë të ngjashme me vendet anëtare, duke marrë parasysh që shumica e fondeve që do të jenë në dispozicion janë në nivel të ngjashëm me ato që marrin vendet anëtare të BE-së.
Duke shtuar zhvillimet gjeopolitike dhe përparësinë e BE-së për politikën e zgjerimit, mendoj se është momenti ideal për vendin tonë të ecë shpejt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, theksoi Murtezani.
Murtezani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucinovski, shoqëruan Kryeministrin Mickoski në takimet e sotme në Bruksel me Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtoratit për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Gert Jan Koopman. Më herët, kryeministri mori pjesë edhe në një drekë pune me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Sfida e radhës për RMV-në mbetet anëtarësimi i plotë në BE –
Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.
Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme
Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.
Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk