Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Momente tmerri për Utah Jazz, merr flakë një nga motorët e avionit…

Skuadra e Utah Jazz, që kryeson Konferencës Perëndimore në sezonin e rregullt të NBA, ka kaluar momente tmerri gjatë fluturimit për në Memfis, ku ekipi i Salt Lake City do të përballet me Grizzlies. Aeroplani me të cilin po udhëtonin basketbollistët dhe stafi i Jazz goditi një tufë zogjsh e për rrjedhojë një nga motorët mori flakë, duke shkaktuar panik në bord.

Përplasja me zogjtë shtegtues e detyroi pilotin të kthehej menjëherë dhe të kërkonte një ulje emergjente. Frika ishte e madhe te të gjithë, por, fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Skuadra e Utah Jazz u largua më pas me një aeroplan tjetër: “Çfarë dite e bukur!” shkroi në Twitter Rudy Gobert, francezi i gjatë i ekipit. Ndërsa Donovan Mitchell publikoi dy duar të bashkuara në shenjë lutjeje.

Postime të ngjashme

Modric: Anglia është njëra ndër favoritet për “Euro 2020”

Dafina Vidishiqi

Panik tek Venezuela, 5 lojtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19 para ndeshjes me Brazilin në Copa America

Dafina Vidishiqi

Bale: Unë kontribuoj edhe kur nuk shënoj, objektivi ynë është të fitojmë ndeshjet

Dafina Vidishiqi

Xhaka është gati për “Euro 2020”, paralajmëron Uellsin

Dafina Vidishiqi

“A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG

Dafina Vidishiqi

Italia vazhdon spektaklin, Insigne realizon golin e tretë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...