Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Momentet e fundit të jetës së Avni Mulës, flet nipi i kompozitorit: Mbahej me oksigjen

Zhurnal Ads

Mbrëmjen e sotme, është ndarë nga jeta një nga kompozitorët më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave, Avni Mula.

Osman Mula, nipi i kompozitorit Avni Mula, ka zbuluar se si i përjetoi ditët e fundit duke thënë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe mbahej me oksigjen. I kontaktuar nga Fax Neës, Mula tha për FaxNeës, se cilat ishin dëshirat më të mëdha në jetën e Avni Mulës, një pjesë të të cilave i arriti me vajzën e tij Inva.

“Ditën e fundit nuk e kam takuar se ishte me oksigjen në shtëpi. Kujdesi i është bërë nga familjarët në mënyrë të shkëlqyer që kanë pasur kujdes të përhershëm dhe të përditshëm. E gjithë jeta e tij ka qenë pranë të tjerëve dhe finalja duhet të ishte që të tjerët që të ishin pranë tij. Janë disa probleme të tijat që mbase dhe mund të kishte ndonjë rezervë të vetën, por përgjithësisht i realizoi disa detyra që kishte në plan.

Ai kishte dëshirë që të shkonte me Ninën në Konservatorin ku kishte mbaruar shkollën dhe pati emocione se bashkë me Ninën u futën sërish në ato klasa e korridore. Ballafaqimi tjetër është kur Inva dha shfaqje në teatrin më të madh në Moskë dhe tha jam vajzë e dy prindërve, një nga Shqipëria që studioi këtu dhe një ruse që shkolla i njohur me njëri-tjetrin dhe jam pjesë e tyre. E gjithë salla duartrokiti.

Ai kishte shumë dëshirë që të jepte një shfaqje në qytetin e Gjakovës, të cilin ai dhe familja ime e ka përmendur në të gjithë historikun e vet. Të gjithë e donin shumë sepse të tjerët ishin pedagogë mësues. Avniu u mor me artin dhe të gjithë i kishim sytë nga ai. para se të shkonte jashtë, ishte ndër sportistët më të mirë në Shkodër.

E kishte peng dhe arriti të jepte shfaqje me gjithë Invën në sallën e Gjakovës. Të shohësh nipat dhe motrën që kishin vite pa i parë është emocion. Shumë gjëra që nuk arriti me i ça në skenë, shumë gjëra që kishte dëshirë i realizoi brenda familjes”, tha Osman Mula.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Akademi përkujtimore për Avdush Hasanin, fjalë të mëdha për aktorin e madh

S.B.

Jeta dhe vepra e përkthyesit të kryeveprave të letërsisë franceze

S.B.

Paralele mes aktorit Aleksandër Moisiu dhe piktorit Gazmend Freitag

T E

Del në ankand çelësi i dhomës ku vdiq Napoleoni

S.B.

“Dritë në rilindjen e Venecias”, skulptori Helidon Xhixha çel ekspozitën në Itali: Arti ia del mbanë gjithmonë

admin

“Ditët e Naimit” e hapën siparin në Tetovë dhe e mbyllën në Tiranë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...