Bota

Momenti i arrestimit të “bosit” të drogës në Angli, në pranga edhe dy shqiptarë

Një i dyshuar si organizatori i një rrjeti të fermave të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë një strukturë prej 1 milion paund në Coventry është arrestuar.

Pamjet tregojnë se si oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) hynë me forcë në një pronë në Birmingham për të arrestuar shtetasin vietnamez 33-vjeçar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ai u ndalua nën dyshimin e komplotit për të prodhuar dhe shpërndarë kanabis, ndërsa bashkëpunëtori i tij 24 vjeçar u arrestua gjithashtu dhe tani po merret në pyetje.

Arrestimet pasojnë bastisjet në një seri ambientesh në të gjithë vendin që po përdoreshin për të kultivuar kanabis, duke përfshirë një ish-klub nate tre-katësh në qendër të qytetit Coventry, gjatë një operacioni të NCA në 15 tetor.

Atëherë u zbuluan 1.000 bimë, me vlerë rreth 1 milion paund, ndërsa u përshkrua si “një nga rritjet më të mëdha të zbuluara ndonjëherë nga NCA”.

Tre persona u arrestuan dhe u akuzuan për prodhimin e një droge të klasit B pas bastisjes.

Shtetasi shqiptar Andi Qani, 24 vjeç dhe shtetasi vietnamez Cao Van Vu, 31 vjeç, u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Coventry të nesërmen ku u caktua paraburgimi deri në paraqitjen e tyre të radhës në Gjykatë më 12 nëntor.

Njeriu i tretë, shtetasi shqiptar Adrian Lleshaj, i kapur, rezultoi të ishte në kërkim nga autoritetet gjermane i akuzuar për grabitje.

28-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Magjistraturës në Ëestminster për të kryer procedurat e ekstradimit.

Fermat e tjera të dyshuara për lidhje me grupin e krimit përfshijnë një të bastisur nga Policia e Ëest Midlands në vendin e një pubi të vjetër në Hockley, Birmingham, në shtator, dhe një tjetër të gjetur nga Lancashire Police në një ish-hotel.

Postime të ngjashme

Foto e rrallë/ Shikoni si dukej Angela Merkel kur shembej muri i Berlinit, nga e ndoqi ngjarjen dhe çfarë tha

S.B.

Shtetet kyçe vijojnë numërimin; Biden më pranë fitores

H S

Jill Biden-i,do të hyjë në histori, si Zonja e Parë më e arsimuar

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...