Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

MOMENTI I SIKLETSHËM: Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: Po më përdorni, nuk rri më shumë! E keni mësuar nga Fevziu, më merrni për 1 orë dhe më mbani deri në 12

Edi Rama kërkoi që të mbyllej, pasi ora po kapte mesnatën dhe fillimisht i kishin premtuar vetëm 1.5 orë në transmetim.

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka lënë dje në mes intervistën që po zhvillonte duke shpërthyer ndaj moderatorëve. Teksa po pyetej në emisionin “Log”, Rama kërkoi që të mbyllej, pasi ora po kapte mesnatën dhe fillimisht i kishin premtuar vetëm 1.5 orë në transmetim. Kreu i qeverisë akuzoi moderatorët se po e shfrytëzonin për marketing, duke renditur disa shembuj. 

SHERRI NË STUDIO:

PËRPLASJA E PARË

Edi Rama: Sa do zgjasë kjo? Sa është ora?
Endri Xhafo: Edhe pak fare
Edi Rama: Po sa është ora?
Endri Xhafo: Ora është 11:20
Edi Rama: Po ça është kjo kështu, më merrni në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… E di pse? Më përdorni për reklama. Nuk rri më gjatë, më bëj pyetjen e fundit. Gjithmonë këtë bëni. Se nuk e bën vetëm ti, ti e ke mësuar nga Fevziu. Më mbani mua sa të bëni blloqe, më keni thënë deri në 10:20. Më bëni pyetjen e fundit…

PËRPLASJA E DYTË

Nazarko: A mund të bëj një pyetje?
Edi Rama: Jo, nuk do të bëni më asnjë pyetje tani, do më lini të iki.
Endri Xhafo: Nazarko do përfitonte nga afërsia me Greqinë për t’u pyetur për politikën e jashtme.
Edi Rama: Greqia dhe Turqia nesër janë tek kulla.
Endri Xhafo: Po mos e hiqni mikrofonin se nuk ndodhi asnjë gjë.
Edi Rama: Nuk ka rëndësi.
Endri Xhafo: Ok? Ta mbyllim para se të hiqni mikrofonin.
Edi Rama: Ju merreni me blloqe publicitare dhe do më mbani këtu.
Endri Xhafo: Nuk merremi me blloqe publicitare.
Edi Rama: E di unë si funksionon. Jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar.
Endri Xhafo: Pa ne ndoshta s’do të kishin ekzistuar politikisht.
Edi Rama: Jeni më të interesuarit që të votoni mua më 25 prill, se pa mua interesat tuaj bien kudo.
Endri Xhafo: Faleminderit i nderuar.

Postime të ngjashme

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon shqiptarët: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Bekim Laçi

Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...