Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Momenti kur Agim Ramadani thyen kufirin me luftëtarët e tjerë të UÇK-së

Sot janë bërë 22 vjet prejse ka filluar Beteja e Koshares, e cila qëllimin kryesor e kishte për ta thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku edhe thyerja e tij u arrit më 9 prill të vitit 1999, duke shënuar edhe fitoren më të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përballë forcave serbe.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një aksion të shkallës së gjerë për ta thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës.

Me këtë qëllim ishte projektuar edhe operacioni “Shigjeta”, ku pikërisht më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares.

Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të atij viti shënoi një fitore të fortë për UÇK-në. Kjo betejë njihet edhe si një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së kundër forcave serbe.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në “Brigadën 138”, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Më poshtë keni videon ku shihet Agim Ramadani së bashku me luftëtarët e tjerë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. /Express

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...