Kuriozitete

Momenti kur ajsbergu mbi të cilin po ngjiteshin dy eksplorues, rrokulliset dhe për pak sa nuk përfundon mbi kokat e tyre

Zhurnal Ads

Dy eksplorues të Arktikut për pak sa nuk e kanë “parë vdekjen me sy”, kur një ajsberg mbi të cilin po ngjiteshin u rrokullis dhe ra në det – e për fat të mirë ata kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj rrokullisjeje.

Eksploruesit Mike Horn dhe Fred Roux po ngjiteshin mbi ajsberg në afërsi të Polit të Veriut, kur u rrokullis copa e madhe e akullit, duke i hedhur në ujin e akullt dhe për pak sa të përfundojë mbi ata, transmeton Telegrafi.

Ky moment rrëqethës është filmuar dhe publikuar në internet, ku deri më tani është shikuar në YouTube nga më shumë se 3.6 milionë njerëz.

Videoja shfaq dy burra duke u ngjitur në ajsberg duke përdorur vegla të veçanta për të mos rrëshqitur, por në një moment ajsbergu rrokulliset dhe ata përfundojnë në ujë.

Postime të ngjashme

‘Fundi i botës’ parashikohet disa ditë para Krishtlindjes, pasi një ngjarje e rrallë hapësinore po shkakton frikë

S.B.

“Qentë robotë” bëhen pjesë e ushtrisë amerikane

admin

Pelushët, zgjidhja ideale për ta përballuar të ftohtin me stil

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...