Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Momenti kur lëviz anija e bllokuar në kanalin e Suezit, ja si reagon shefi i ekipit

Anija gjigante “Ever Given” që është bllokuar në Kanalin e Suezit ka mundur të zhvendoset pjesërisht pas 6 ditësh.

Në pamjet e publikuara nga gazetarja Joyce Karam në rrjete sociale duket momenti kur ekipi egjiptian bëri të mundur lëvizjen e anijes. Kapiteni i ekipit duket se shfryn i lehtësuar dhe bërtet me të madhe “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte “një lajm i mirë”, raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

“Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur”, shtoi Rabie. Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin “zhvendosur pjesërisht” anijen. Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars.

Ekipet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash, tha në një deklaratë Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenierët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...