Momenti kur Trump qëllohet në vesh, pamje rrëqethëse

nga D V

Donald Trumpi me vesh të gjakosur pas të shtënave që ndodhën në foltore gjatë një sulmi të tmerrshëm, që autoritetet po e cilësojnë si tentimvrasje.

Nga një pushkë janë shkrepur disa plumba, pak sekonda pasi ish-presidenti amerikan u ngrit në foltore për të mbajtur një fjalim në Butler të Pennsylvania.

Trump po fliste kur një plumb e goditi në veshin e djathtë, dhe turma u kaplua nga paniku ku dëgjoheshin britmat.

Të paktën një mbështetës i Trumpit është vrarë, dhe dy tjerë janë në gjendje kritike nga plumba e shkrepur të sulmuesit.

Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha se “sulmuesi është qëlluar, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij”.

Detektivët kanë informuar prokurorin Goldinger se i dyshuari ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u ngjit në kulmin e një objekti nga ku është shtiu me armë mbi Trumpin.

Në anën tjetër nuk është zbuluar identiteti i mbështetësit të Trumpit që ësh

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More