Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Momenti kur vrasësi i p*ostitutës shqiptare largohet pas krimit (VIDEO)

Zbardhen detaje të tjera nga masakrimi i prostitutës shqiptare në Itali, Luljeta Heshta, 47 vjeçe. Ajo u godit 5 herë me thikë, 3 herë në këmbë dhe 2 në kurriz, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë u arrestua 43-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe, partneri i viktimës, të cilën e goditi për vdekje në Pedriano, San Giuliano të Milanos. Një tragjedi që duket se erdhi për shkak të xhelozisë. Ata ishin bashkë prej 20 vjetësh.

Kipe vazhdon ta mohojë krimin, por prokuroria e Lodi-t ka pak dyshime që 43-vjeçari”>43-vjeçari, me precendentë të mëparshëm penale për dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.

Për të përmbyllur rrethin e hetimeve, autoriteteve i mjaftuan 12 orë. Kipe, i papunë dhe pa automjet, në 13:30 mbërriti nga Milano drejt vendit ku ndodhi krimi, duke përdorur transportin publik. Ai e ndoqi dhe mbërriti tek gruaja të cilën e masakroi me thikë, (ndoshta me thikë buke, por arma deri më tani nuk është gjetur). Ajo që e fut në kurth shqiptarin është një video, e publikuar këtë të martë në mediat italiane.

Alfred Kipe u arrestua gjatë orëve të pasdites të së dielës, në shtëpinë e tij në Corvetto të Milanos. Në orën 01:30 të së hënës, 43-vjeçari”>43-vjeçari përfundoi në burgun e San Vittore për akuzën e vrasjes.

Shumë dëshmitarë thanë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Por jo vetëm kaq. Një shofer e filmoi vrasësin me telefon, vetëm pak kohë pas ngjarjes, material që u sekuestrua nga prokuroria. Ajo që e vulos autorësinë e tij në këtë krim janë qelizat telefonike, që e vendosin Kipen pikërisht në vendin dhe orën ku u va Luljeta.

43-vjeçari”>43-vjeçari, që thotë se është i pafajshëm, deklaroi para karabinierëve se e kishte kaluar të gjithë ditën në një lokal të Milanos, një alibi që bie poshtë.

Në të vërtetë, zënkat mes tyre ishin të shpeshta, siç edhe vetë Kipe pranoi gjatë marrjes në pyetje. Ajo që duket se e kishte përkeqësuar gjendjen ishte ekzistenca e një mashkulli tjetër në jetën e shqiptares, e cila prej disa ditësh rezulton se ishte larguar nga shtëpia në të cilën bashkëjetonin. Nuk përjashtohet dhe fakti që Luljeta i kishte thënë 43-vjeçarit se donte të ndahej përfundimisht prej tij.

Megjithatë, hetuesit po vlerësojnë edhe lëvizjet ekonomike të çiftit sidomos gjatë ditëve të fundit para tragjedisë. Luljeta Heshta lë pas një vajzë që sipas mediave fqinje jeton në Shqipëri dhe që 47-vjeçarja e kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.

Postime të ngjashme

Aksident në Reçic të Madhe dy persona me lëndime të rënda (Foto)

D V

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

D V

Aksident në Kërçovë, lëndohet një person

D V

Aksident në Vallandovë, humb jetën një person

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Arrestohen tre shkupjanë për drogë, më i riu një 18-vjeçar!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...