Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Monstra”/Ajdari: Kërkojmë dorëheqjen e Fatime Fetait

Kreu i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari i shoqëruar prej mijëra protestuesve para dofinës së Prokurorisë Themelore Publike ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësorë që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë për rastin “Monstra”, raporton Alsat.  Ajdari gjithashtu kërkoi   shkarkimin e prokurores Fatime Fetai.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë, që është e paligjshme në bazë të Kodit Penal”, tha mes tjerash

Ndryshe, në rastin “Monstra”, tre vjet më parë, procedura gjyqësore filloi prej fillimit me vendim të Gjykatës Supreme, për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurës. Pretendohej se bisedat e përgjuara mund të ndryshonin rrjedhën e procedurës. Por, nga Prokuroria u shprehën se “bombat” nuk kanë zbuluar detaje të reja dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime të përjetshme për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, si dhe dënime maksimale për Haki dhe Fejzi Azirin. Aktakuza për Sami Lutën është tërhequr. Pas fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, Gjykata Penale duhet të marrë vendim për rastin “Monstra”.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...