Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni TOP LAJM

“Monstra”/Familjet e viktimave: Gjykata të japë përgjigje se çka ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012

Shkup, 3 shkurt – Nga të gjitha dëshmitë e nxjerra materiale dhe  verbale gjatë  gjykimit kryesor pa dyshim u dëshmua se veprimet e të akuzuarve  përmbajnë  elementet thelbësore  të veprave penale për të cilat akuzohen, porositi në fjalën përfundimtare   për rastin “Monstra” përfaqësuesi ligjor i familjeve  të dëmtuara.

Tre vite të plota,  sipas avokatëve të viktimave,  janë nxjerrë dëshmitë dhe  janë dëgjuar bombat, të cilat ishin ndër shkaqet mbizotëruese  për heqje të  gjykimit të shkallës së pare dhe shkallës së dytë dhe Gjykata ka obligim  edhe ndaj familjeve  të personave të vrarë por edhe ndaj të gjithë opinionit  të japë përgjigje  se çka ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012.

Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarve Naser Raufi, në fjalën përfundimtare, tha se  rasti “Monstra” tërësisht është i rikonstruuar dhe sinonim për rastin “Drajfus” me atë që në rastin tone  ka pasoja më të gjera sepse  gjashtë persona të pafajshëm  ishin dënuar me  burg të përjetshëm.

Sipas tyre, e dukshme është se prokuroria  nuk ka siguruar mjaft dëshmi  dhe ka  vetëm të dhëna  të zbrazëta dhe nuk i dëshmon  supozimet për motiv të mundshëm.

Përfaqësuesja e  familjeve të viktimave, Dafinka Ivanovska,  në fjalën përfundimtare, tha se  tre vite të plota  intensivisht  janë nxjerrë dëshmitë  dhe janë dëgjuar bombat,  të cilat ishin mes shkaqeve mbizotëruese  për heqje të gjykimit të shkallës së parë dhe të dytë.

“Por, edhe pas dëgjimit të të gjitha bombave me të cilat dispononte PSP-ja nuk u konfirmuan  disa  fakte të rëndësishme të ndryshme,  nga ato të cilat  u konfirmuan  në procedurën  penale të udhëhequr paraprake,  përveç që u mbajtën shumë seanca gjyqësore  dhe  morën shumë kohë që të sillet  gjykimi i shkallës së parë”, tha Ivanovska, përcjell Zhurnal.mk

Ishin dëgjuar tha ajo,  një numër i madh i politikanëve dhe funksionarëve  dhe ishim dëshmitarë të deklaratave publike për ndikimin politik dhe  përsëritje të gjykimit me monitorim ndërkombëtar  me qëllim që të konfirmohet e vërteta.

“Pse nuk u bë asnjë veprimtari politike dhe ndërkombëtare  në atë mënyrë për ekstradimin  e të akuzuarve të pare dhe të dytë,  ndërsa  e gjitha me qëllim  që të konfirmohet  e vërteta dhe në atë mënyrë  t’u ndihmohet familjeve të dëmtuara, si dhe të akuzuarve të pranishëm këtu,  që të mos selektohet drejtësia”, tha Ivanovska.

Kjo vepër penale  më 12 prill të vitit 2012 në liqenin e Smillkovit, theksoi Ivanovska,  pa diskutim është kryer,  në një mënyrë  mizore dhe tinëzare me mendim në mënyrë brutale janë privuar nga  jeta pesë jetë të reja njerëzore, mes të cilëve edhe Kire Triçkovski.

Mbrojtja e familjeve të viktimave, në fillim u përfshi në  ndjekjen penale dhe fjalët përfundimtare të prokurorisë, dhe paralajmëroi  kërkesë juridike pronësore për kompensim të dëmit material dhe jomaterial.

Në seancën e fundit gjyqësore në fjalën përfundimtare prokurorja Fatime Fetai, kërkoi dënime maksimale për Halil Demirin dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq,  të akuzuar për veprën penale “terrorizëm”, gjegjësisht kryerje direkte  të vrasjes së pesëfishtë  në Liqenin e Smillkovit më 12 prill të vitit 2012. Për të akuzuarin  Fejzi Aziri, sërish prokurorja Fetai kërkoi nga Gjykata ai të shpallet fajtor për dy vepra penale , ndihmë  të autorit  në vepër të kryer penale. Për veprat e njëjta penale, si Fejzi Aziri, është akuzuar edhe Haki Aziri. Në mungesë të dëshmive  se e ka kryer veprën penale “terrorizëm” nga akuza është liruar Sami Luta.

Rastin “Monstra” e udhëheq  gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...