Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Monstra”, policia fortifikon Gjykatën Penale

Përderisa brenda në sallë po zhvillohej seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, godina e Gjykatës Penale mbahej e fortifikuar nga forca të shumta policore. Kjo gjendje zgjati aq sa brenda avokatët thoshin fjalët përfundimtarë në mbrojtje të të akuzuarve, transmeton Alsat-M, përcjell Zhurnal.mk

Në çdo cep të objektit kishte policë të armatosur dhe me veshje anti plumb, të cilët rrini në gjendje gatishmërie.

“Prapa godinës së Gjykatës Penale, janë të vendosura edhe Njësisë policore për intervenim të shpejtë, në rast të eskalimit eventual të situatës, siç po shihet këtu janë të renditura dhjetëra automjete të blinduara dhe furgon me policë të kësaj njësie”

Përderisa seanca zgjati mbi 6 orë, patrulla të uniformave blu nuk ishin edhe në vigjilencën të lartë.

Nga Ministria e Brendshme informuan se nuk ka pasur paralajmërime për ndonjë protestë, por për shkaqe sigurie kanë marrë këto masa, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme për këtë çështje.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Publike ka zbatuar planin operativ për sigurimin e objektit në fjalë, përderisa ekziston rreziku për tubim të paparalajmëruar të qytetarëve.”

Kujtojmë që të premten mijëra qytetarë protestuan kundër kërkesës së prokurores Fatime Fetai për dënime me burg të përjetshëm për të akuzuarit. MPB-ja shqiptoi gjobë prej 510 euro për organizatorin Blerim Ahmedi në bazë të Ligjit për tubime publike. Për të njëjtin dhe disa protestues të dyshuar të tjerë do të procedohet edhe padia penale, thonë nga MPB.

Postime të ngjashme

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Zjarret në Turqi / Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...